Mesfushori Aurelien Tchouameni nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi këtë verë, raporton “AS” të premten.
Mësohet se francezi tashmë ka refuzuar të gjitha ofertat e klubeve të tjera dhe ua ka bërë me dije krerëve të Realit se dëshiron të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.
Te Reali janë të gatshëm ta shesin 23-vjeçarin dhe për kartonin e tij po kërkojnë të paktën 100 milionë euro.
Megjithatë, Tchouameni është i vendosur të luftojë sezonin tjetër për një vend titullari, duke pasur parasysh se ka kontratë me Realin deri në vitin 2028.
Këtë edicion, ai ka 4 asistime në 44 ndeshje, ndërsa Realit iu bashkua verën e shkuar nga Monaco për 80 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm