Real Madridi nuk do ta shesë mesfushorin francez, Aurelien Tchouameni, për të bërë vend për Jude Bellingamin. Kështu ka raportuar gazeta spanjolle “AS” të dielën. Madrilenët shpenzuan 80 milionë euro verën e kaluar për ta transferuar futbollistin e Francës nga Monaco.
Por, prej ardhjes në klubin mbretëror, Tchouameni nuk ka arritur të zërë vend në formacionin bazë.
Mesfushori 23-vjeçar është paraqitur në 36 ndeshje për klubin madrilen këtë edicion. Në La Liga ka 23 paraqitje. Ai me Real Madridin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.
Artikuj të ngjashëm