Real Madridi pret të mësojë për vendimin rreth së ardhmes së mesfushorit Aurelien Tchouameni brenda 48 orëve të ardhshme, raporton “Marca” të premten.
Madrilenët është raportuar se janë afër marrëveshjes me mesfushorin francez, i cili do të largohet nga Monaco në këtë verë.
“Marca” ka bërë të ditur se madrilenët nuk e kanë ndryshuar ofertën e tyre për lojtarin nga e hëna e kaluar dhe mbeten të sigurt për ta transferuar atë. Në garë për shërbimet e lojtarit është edhe Paris Saint-Germaini, që po tenton ta bindë lojtarin të transferohet në Paris.
PSG-ja është e gatshme të ofrojë deri në rreth 85 milionë euro për të blerë lojtarin.