Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tchouameni rikthehet ndaj Villarrealit

Real Madridi ka marrë një lajm të mirë sa i përket mesfushorit të Francës, Aurelien Tchouameni ka njoftuar “Marca” të enjten. Tchouameni është rikuperuar plotësisht nga lëndimi që e pësoi në fillim të muajit nëntor.

Ai është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit dhe do të jetë i gatshëm për duelin ndaj Villarrealit, të cilin Real Madridi e luan këtë vikend. 23-vjeçari i ka munguar Real Madridit në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ndërsa rikthimi i tij ka gëzuar trajnerin Carlo Ancelotti.

Tchouameni ka shënuar 1 gol në 14 paraqitje këtë edicion dhe është pjesë e Real Madridit prej vitit të kaluar kur iu bashkua nga Monaco.

Artikuj të ngjashëm