Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali mbetet dy muaj pa Tchouamenin

Real Madridi ka mbetur për një periudhë të gjatë pa mesfushorin Aurelien Tchouchameni, ka bërë të ditur “Marca” të hënën.

Klubi spanjoll ka konfirmuar lëndimin e francezit, duke bërë të ditur se ai është i detyruar të pauzojë të paktën për dy muaj.

Tchouameni ka lënduar këmbën në fitoren e Real Madridit ndaj Barcelonës me rezultatin 2:1 dhe tashmë ka nisur me fazën e rehabilitimit. Ai luajti gjatë tërë ndeshjes ndaj Barcelonës, ndërsa lëndimi i tij është konfirmuar më vonë.

23-vjeçari këtë edicion ka qenë titullar i padiskutueshëm te Reali dhe mungesa e tij pritet të mbulohet nga kroati Luka Modriq. Tchouameni, në 14 ndeshje të luajtura deri më tani, ka shënuar 1 gol për Realin, ekip të cilit iu bashkua vitin e shkuar nga Monaco.