Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndohet Camavinga, jashtë fushe deri vitin tjetër

Mesfushori Eduardo Camavinga nuk do të mund ta ndihmojë Real Madridin në ndeshjet e mbetura të këtij viti. Camavingas i është konfirmuar lëndimi të enjten, i cili do ta mbajë jashtë fushës të paktën për tetë javë.

21-vjeçari ka dëmtuar ligamentet e gjurit në grumbullim me Francën dhe tashmë është kthyer në Madrid për fazën e rikuperimit. “Marca” shkruan se Reali nuk do të jetë në gjendje të llogarit në francezin deri në fund të muajit janar dhe do të jetë një mungesë e madhe për trajnerin Carlo Ancelotti.

Camavinga këtë edicion ka qenë titullar i padiskutueshëm te Reali, ku në 17 ndeshje të luajtura ka bërë 1 asistim.

Krahas Camavingas, Reali nuk mund të llogarit as në Aurelien Tchuamenin, po ashtu për shkak të lëndimit.

Artikuj të ngjashëm