Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Camavinga do të mbetet gjatë te Reali

Mesfushori Eduardo Camavinga do të mbetet gjatë te skuadra e Real Madridit. “Marca” ka raportuar të enjten se francezi ka firmosur kontratë të re gjashtëvjeçare me klubin spanjoll, e cila do të zyrtarizohet javën tjetër.

Me kontratën e re, Camavinga do të jetë pjesë e Realit deri në vitin 2029 dhe do të ketë klauzolë lirimi në vlerë prej 1 miliard eurosh. 20-vjeçari po shihet si lojtar i rëndësishëm në klub dhe për këtë arsye Reali ka reaguar për t’i siguruar shërbimet e tij për një periudhë të gjatë.

Ai është pjesë e Realit prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Rennesi i Francës për më shumë se 50 milionë euro. Këtë edicion, Camavinga ka regjistruar 11 paraqitje në të gjitha garat si dhe ka 1 asistim.

Artikuj të ngjashëm