Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Camavinga me kontratë të re te Reali

Mesfushori defensiv, Eduardo Camavinga është futbollisti i radhës që do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin. Në fakt, francezi do të firmosë kontratë të re afatgjate pasi tashmë ka arritur marrëveshje me klubin, ka njoftuar “Marca” të mërkurën.

Me kontratën e re, Camavinga do të jetë pjesë e Realit deri në vitin 2028 dhe do ta ketë një klauzolë lirimi në vlerë prej 1 miliard eurosh.

Camavinga te Reali shihet si lojtar i rëndësishëm, ndërsa është pjesë e ekipit prej vitit 2021 kur u transferua nga Rennesi i Francës.

20-vjeçari edicionin e fundit regjistroi 59 paraqitje për Realin në të gjitha garat, ndërsa kontribuoi edhe me dy asistime.

Artikuj të ngjashëm