Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Camavinga rinovon deri në vitin 2029 kontratën me Realin

Eduardo Camavinga është futbollisti i radhës që ka rinovuar kontratën me skuadrën e Real Madridit. Ekipi spanjoll ka bërë të ditur të martën se ka arritur marrëveshje me mesfushorin francez për ta rinovuar kontratën.

Me rinovimin e kontratës, Camavinga do të jetë pjesë e Real Madridit deri në verën e vitit 2029.

20-vjeçari këtë edicion ka 15 paraqitje dhe 1 asistim në të gjitha garat për Realin, ekip të cilit iu bashkua në verën e vitit 2021 nga Rennesi i Francës.

Camavinga bëhet futbollisti i tretë që ka vazhduar bashkëpunimin me Realin brenda një periudhe të shkurtër. Para tij, kontratat me klubin madrilen, i kanë vazhduar edhe brazilianët Vinicius Junior e Rodrygo.