Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Camavinga do të mbetet te Reali për kohë të gjatë

Eduardo Camavinga ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Real Madridin edhe për pesë vjet të tjera, ka raportuar “Marca” të enjten.

20-vjeçari, i cili me klubin madrilen ka zhvilluar 99 ndeshje qëkur u transferua nga skuadra e Rennesit në vitin 2021, është mesfushor qendror.

Nën drejtimin e trajnerit italian Carlo Ancelotti, ai është shndërruar në mbrojtës të krahut të majtë.

Vetëm në edicionin e kaluar, francezi luajti 59 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa i pati dy asistime.

20-vjeçar, Camavinga ka fituar nga një herë Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s, Kupën e Botës për Klube, La Ligan, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës, Kupën e Francës me Rennesin dhe Ligën e Kombeve me Francën.

Artikuj të ngjashëm