Eduardo Camavinga së shpejti pritet të firmosë kontratë të re afatgjatë me skuadrën e Real Madridit, ka bërë të ditur “Marca” të hënën.
Mësohet se palët tashmë kanë nisur negociatat dhe marrëveshja mund të arrihet muajin tjetër. Camavinga ka impresionuar me paraqitjet e tij te Reali këtë sezon dhe krerët e klubit po duan ta mbajnë sa më gjatë që të jetë e mundur në “Santiago Bernabeu”.
Atij i është ofruar kontrata e re deri në vitin 2029, me një klauzolë lirimi në vlerë prej 1 miliard eurosh.
Kontrata aktuale i skadon francezit në vitin 2027, ndërsa Camavinga është pjesë e Realit prej vitit 2021. 20-vjeçari këtë sezon ka 49 paraqitje dhe një asistim në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm