Real Madridi po planifikon një lëvizje befasuese gjatë afatit kalimtar të këtij muaji. “Marca” ka shkruar të premten se Reali tashmë ka bërë ofertë për mbrojtësin e krahut të majtë, Miguel Gutierrez, që është pjesë e skuadrës së Gironas.
Reali ka ofruar 20 milionë euro për 22-vjeçarin, i cili ka treguar paraqitje të mira këtë edicion në kampionatin spanjoll. Gutierrez ka një gol e tri asistime në 20 paraqitje për Gironan, e cila ka pikë të barabarta me Realin në La Liga.
Ai iu bashkua Gironas në vitin 2022 nga Real Madridi, pasi Gutierrez është produkt i akademisë së Real Madridit. Gutierrez ka kontratë me Gironan deri në vitin 2027, ndërsa po monitorohet edhe nga Manchester City e Arsenali.