Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City interesohet për yllin e Gironas

Kampioni i Anglisë, Manchester City ka shprehur interesim për futbollistin e Gironas, Miguel Gutierrez.

“Sky Sports” shkruan të premten se City po insiston në transferimin e lojtarit të krahut të majtë në afatin kalimtar të janarit dhe tashmë ka kontaktuar Gironan.

22-vjeçari po shkëlqen këtë edicion te Girona, ekip që i prin tabelës në La Liga pas 16 ndeshjeve të zhvilluara.

Gutierrez ka 1 gol e 3 asistime në të gjitha garat për Gironan dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 40 milionë eurosh, të cilën City ka shprehur gatishmëri ta paguaj.

Ai para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Gironas nga Real Madridi për 6 milionë euro dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2027.