Drejtuesit e Real Madridit e kanë hartuar listën e futbollistëve që synojnë ti transferojnë për sezonin 2022/2023.
Në mesin e lojtarëve që Reali dëshiron t’i blejë në verë është edhe mbrojtësi i Villarrealit, Juan Foyth.
24-vjeçari ka qenë lojtar kyç i Villarrealit këtë sezon ku është paraqitur në 25 ndeshje.
Ai iu bashkua klubit spanjoll në verën e vitit të kaluar për 15 milionë euro nga Tottenhami. Fillimisht ishte i huazuar, por më pas Villarreali bleu kartonin e tij.
Argjentinasi ka kontratë me klubin që garon në La Liga deri në vitin 2026.
Artikuj të ngjashëm