Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar pasi trajneri dhe një lojtar i Legia Varshavës vlerësuan se gjendja e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” ishte shumë e keqe.
Madje një lojtar i skuadrës polake tha se vrapimi në fushë ishte “si në beton”.
Por Ademi thotë se gjendja e fushës është shumë e mirë.
“Edhe pse gjatë punimeve të kësaj fushe ka marrë kohë me temperatura shumë të larta, fusha është në gjendje shumë të mirë. Arsyetimet e trajnerit të Legias se për shkak të fushës së dobët nuk patëm lojë nuk qëndrojnë, sepse të gjithë e dinë se fusha është hibride dhe e standardeve më të larta, prandaj konstatimet e tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin. Fusha është aty dhe mund të vizitohet nga çdokush dhe të kënaqet me një fushë e cila është e kualitetit të fundit. Falënderojmë MKRS-në dhe ministrin Hajrulla Çeku për investimin në këtë fushë, e cila ka arritur standarde të shkëlqyeshme”, ka shkruar Ademi në një postim në rrjetet sociale.
-
“Fadil Vokrri” mbyllet sërish, ka akuza për keqpërdorim
-
Agim Ademi viziton stadiumin “Fadil Vokrri”, paralajmëron punë të tjera në fushë
-
“Është si beton” - kritikohet gjendja e fushës në “Fadil Vokrri”, që kushtoi 1.3 milionë euro
-
Ademi: Gjithmonë krenar me gladiatorët dardanë
-
Ademi për KOHËN: Besojmë se do të kalojmë në finale