Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka paralajmëruar “rikuperim” të mëtejmë të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Por vetëm pasi në këtë fushë të luajnë Kosova U21 dhe Kosova A.
Ka rreth një muaj që stadiumi është mbyllur, pasi fusha nuk ishte në gjendje të duhur edhe pas ndërrimit të plotë të saj. Ka pasur ankesa të shumta pas ndeshjes Kosovë – Rumani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrishtina është detyruar të luajë në vende tjera dhe kjo pritet të vazhdojë.
“Sot vizitova fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ së bashku me ekspertin e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së fushës. Tani ajo është në gjendje të mirë dhe mund të jemi të qetë për ndeshjet e radhës të U21, Kosova - Polonia, që luhet të premten dhe për ndeshjen e Ligës së Kombeve, Kosova - Qipro, që zhvillohet javën e ardhshme. Pas këtyre ndeshjeve, fusha do të kalojë në rikuperim që të jetë gati për sfidat e ardhshme”, ka shkruar Ademi.