Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ademi shpreson që flamuri i Kosovës të valojë në Evropianin Shqipëri – Serbi

Agim Ademi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vizituar të martën futbollistët e Kosovës U21.

Kosova U21 të hënën nisi përgatitjet për dy ndeshjet e rëndësishme kualifikuese për Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Shqipëri dhe Serbi. 

Të premten, Kosova U21 luan kundër Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse më 31 mars luaj ndaj Spanjës në udhëtim.

Ademi shpreson që flamuri i Kosovës të vazlojë në Evropianin e përbashkët Shqipëri – Serbi.

“Suksesi nuk arrihet individualisht. Vetëm si ekip i bashkuar mund të arrini objektivat dhe të bëni gjëra të mëdha për Kosovën. Prandaj, jepni 120 përqindëshin dhe bëjeni të mundur që flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027”, ka thënë Ademi për faqen e FFK-së.

Edhe Kosova U21 i nis përgatitjet për ndeshjet vendimtare Futboll Kosova U21 i nis përgatitjet për ndeshjet vendimtare

Kosova është në vendin e tretë me tetë pikë. Renditet prapa Spanjës që ka 15 pikë dhe Finlandës që ka dhjetë pikë.

Rumania është e katërta me shtatë pikë, derisa në pozitën e parafundit është Qiproja me tri pikë. San Marino është në vendin e fundit, pa pikë.