Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova U21 i nis përgatitjet për ndeshjet vendimtare

Kosova U21

Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll do t’i luajë dy ndeshje të rëndësishme kualifikuese për Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Shqipëri dhe Serbi. 

Të premten, Kosova U21 luan kundër Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse më 31 mars luaj ndaj Spanjës në udhëtim. 

“Dardanët” e rinj i kanë nisur të hënën përgatitjet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. 
“Stërvitjet janë duke shkuar mirë. Jemi duke u përgatitur maksimalisht dhe e dimë rëndësinë e ndeshjeve. Na presin dy ndeshje të vështira, por kemi cilësi në ekip dhe shpresojmë t’i marrim pikët e plota dhe të kualifikohemi në Kampionatin Evropian 2027”, ka thënë futbollisti Arjol Bllaca.
Faton Ademi e ka cilësuar vendimtare ndeshjen ndaj rumunëve.

“Ndeshja kundër Rumanisë është shumë e rëndësishme sepse Rumania është pas nesh dhe duhet t’i fitojmë patjetër pikët e plota. Duhet të luftojmë si grup në këto ndeshje”, është shprehur Ademi. 

Shpresë për rezultate pozitive ka edhe Igball Jashari.

Edhe “Dardanët” e rinj arrijnë në San Marino Futboll “Dardanët” e rinj arrijnë në San Marino

“Ne si Kombëtare e Kosovës hyjmë gjithmonë për fitore. Kemi nisur sot grumbullimin dhe po shkon gjithçka mirë. Jemi lojtarë që kemi qenë të grumbulluar rregullisht. Kemi një ekip mjaft të mirë, e njohim mirë njëri-tjetrin dhe shpresoj që t’i mbyllim me rezultate pozitive këto dy ndeshje”, ka thënë Jashari.
Kosova është në vendin e tretë me tetë pikë. Renditet prapa Spanjës që ka 15 pikë dhe Finlandës që ka dhjetë pikë.

Rumania është e katërta me shtatë pikë, derisa në pozitën e parafundit është Qiproja me tri pikë. San Marino është në vendin e fundit, pa pikë.