Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica asiston në humbjen e Beshiktashit

Milot Rashica

Skuadra e Beshiktashit është mposhtur në shtëpi në kuadër të xhiros së 18-të të Superligës së Turqisë. Të premten, Beshiktashi ka pësuar nga skuadra e Kasimpashës me rezultatin 3:1.

Te Beshiktashi gjatë tërë ndeshjes u aktivizua sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, i cili edhe asistoi në golin e vetëm të ekipit turk këtë ndeshje.

Pjesa e parë e takimit përfundoi 1:1, ndërsa Kasimpasha shënoi dy gola në pjesën e dytë për ta siguruar fitoren. Me këtë triumf, Kasimpasha ka tubuar 26 pikë, tri më pak se Beshiktashi që është i teti në tabelë.

Ndërkohë, Florent Hadërgjonaj dhe Fidan Aliti ishin të pazëvendësueshëm në barazimin pa gola të Alanyasporit ndaj Antalyasporit, ekip ku deri në minutën e 74-t u aktivizua Zymer Bytyqi.