Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Beshiktashi në gjysmëfinale, asiston Rashica

Milot Rashica

Milot Rashica u inkuadrua te Beshiktashi të enjten mbrëma në minutën e 65-të në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Turqisë. 

Dhe e mbylli ballafaqimin me asistim, në fitoren 3:0 të Beshiktashit ndaj Alanyasporit. 

Rashica asistoi bukur në golin e tretë të skuadrës së tij në minutën e 85-të, kur shënoi Orkun Kokcu. 
Kristjan Asllani u inkuadrua në minutën e 91-të te Beshiktashi, ndërsa Florent Hadërgjonaj e kompletoi ballafaqimin te mysafirët. 

Beshiktashi në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë do të ballafaqohet me Konyasporin që e eliminoi Fenerbahçen të martën mbrëma.