Futboll

Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

Milot Rashica

Milot Rashica ka qenë vendimtar me asistimin që e bëri të dielën mbrëma për Beshiktashin. 

Beshiktashi, me asistimin e Rashicës në minutën e 96-të, i siguroi pikët e plota pasi fitoi 3:2 në udhëtim te Bashakshehiri. 

Rashica në lojë hyri në minutën e 34-t, ndërsa dha asistim të përkryer në minutën e gjashtë të kohës shtesë. Ishte asistimi i tretë i edicionit në Superligën e Turqisë, ndërsa e ka edhe një gol të shënuar. 

Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 22-të. 

Kristjan Asllani luajti te Beshiktashi deri në minutën e 74-t.  Beshiktashi me fitore forcohet në vendin e pestë me 40 pikë.