Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rashica shënon gol në fitoren e Beshiktashit

Milot Rashica

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, ishte prej më meritorëve që Beshiktashi fitoi ndaj Adana Demirsporit të dielën me rezultatin 4:1.

Në fitoren e thellë të Beshiktashit me gol kontribuoi Rashica.

Kjo ndeshje i takoi javës së 35-të të Superligës së Turqisë në futboll.

Rashica realizoi për 2:0 nga afërsia në minutën e 44-t. Ai luajti deri në minutën e 73-të dhe ishte më i dalluari në ndeshje.

Për 28-vjeçarin Rashica ky ishte goli i pestë i realizuar këtë edicion. Krahas pesë golave ka edhe 11 asistime.

Edhe Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit Futboll Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

Beshiktashit për shkak të lëndimit i mungoi sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi.

Beshiktashti ka 58 pikë dhe renditet në pozitën e tretë. Adana Demirspori e zë vendin e fundit me vetëm dhjetë pikë dhe në edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në kategorinë e dytë të futbollit turk.