Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, ka kontribuar me asistim në fitoren e Beshiktashit të martën pasdite.
Beshiktashi e ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Kupë të Turqisë.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer, Beshiktashi, e mposhti si mysafir Antalyasporin me rezultatin 2:1.
Rashica u inkuadrua nga pjesa e dytë kurse asistoi te goli i fitores që e shënoi Rafa Silva në minutën e 76-të.
Për 28-vjeçarin Rashica ky ishte asistimi i nëntë këtë edicion në të gjitha garat.
Ka kontribuar edhe me katër gola.
Edhe
Beshiktashi në gjysmëfinale, asiston Rashica
Beshiktashi pas fitores ka avancuar në plejof të Kupës së Turqisë pasi u renditet në vendin e parë në Grupin D me nëntë pikë.
Antalyaspori është në pozitën e katërt me tri pikë.