Futboll

Rashica kthehet me asistim te Beshiktashi

Rashica

Sulmuesi i krahut, Milot Rashica, është kthyer me asistim te Beshiktashi. Rashica ishte pushuar për ndeshjen që Beshiktashi e humbi 3:0 të premten nga Goztepe. Por ai të mërkurën luajti nga minuta e parë në ndeshjen kundër Kayserispor. 

Beshiktashi e fitoi 4:0 ndeshjen e mbetur të xhiros së parë të Superligës së Turqisë në futboll.

Rashica asistoi për golin e katërt të realizuar nga Rafa Silva në minutën e 58-të. Me asistim të Rashicës, Rafa Silva kompletoi “hat-trickun”. Ai realizoi edhe golin e parë në minutën e 15-të dhe të dytin në minutën e 32-të. 

Tammy Abraham në minutën e fundit të pjesës së parë e shënoi golin e tretë. 

Rashica kompletoi takimin. Deri në fund të ndeshjes për Kayserysporin luajti edhe Indrit Tuci.

Beshiktashi nga pesë ndeshje ka nëntë pikë.