Milot Rashica ka kontribuar me një asistim të shtunën në barazimin e Beshiktashit.
Beshiktashi të shtunën mbrëma barazoi 1:1 me Goztepen në udhëtim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi javës së 32-të të Superligës së Turqisë në futboll.
Sulmuesi i Kosovës, Rashica, asistoi te goli i epërsisë të cilin e shënoi Rafa Silva në minutën e dhjetë.
Ai luajti deri në minutën e 82-të.
28-vjeçari Rashica këtë edicion në 37 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka katër gola dhe dhjetë asistime.
Beshiktashit i mungoi sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, për shkak të lëndimit.
Beshiktashi ka 49 pikë dhe renditet në pozitën e pestë.
Goztepe ka nëntë pikë më pak në mesin e tabelës.