Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mësohet arsyeja e mungesës së Rashicës ndaj Gaziantepit

Milot Rashica

Milot Rashica ka pësuar lëndim para se të niste ndeshja e Beshiktashit ndaj Gaziantepit në udhëtim, e rëndësishme për xhiron e 32-të të Superligës së Turqisë.

Futbollisti i Kosovës ishte në plan që të luante titullar, por ka pësuar lëndim gjatë ngrohjes, para ndeshjes.

Futbollisti kosovar u zëvendësua nga Junior Olaitan, ka shkruar mediumi turk “Hurriyet” të premten.

Për këtë arsye, Rashica nuk është fare në formacionin e Beshiktashit.

Beshiktashi e mbylli pjesën e parë me rezultatin 2:0.

Edhe Asllani shkëlqen në fitoren e Beshiktashit Futboll Asllani shkëlqen në fitoren e Beshiktashit

Kristjan Asllani asistoi dhe shënoi gol.

29-vjeçari Rashica i ka dy gola të shënuar e gjashtë asistime në 34 paraqitje të këtij sezoni në të gjitha garat.

Lexo përditësimet tjera
Beshiktash

Asllani shkëlqen në pjesën e parë te Beshiktashi

Kristjan Asllani ka shkëlqyer te Beshiktashi në pjesën e parë të ndeshjes së xhiros së 32-të...