Milot Rashica nuk ka luajtur për Beshiktashin të premten mbrëma në fitoren 4:2 në shtëpi ndaj Antalyasporit.
Ndeshja i takoi xhiros së 29-të.
Rashica ishte në bankën rezervë por nuk u inkuadrua në lojë. Ndërkohë, Kristjan Asllani luajti prej minutës së 77-të.
Beshiktashi me këtë fitore tani ka 55 pikë dhe forcohet në pozitën e katërt.
Antalyaspori vazhdon garën për mbijetesë. Në vendin e 13-të i ka 28 pikë.