Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica asiston në fitore

Milot Rashica

Milot Rashica ka kontribuuar me asistim në fitoren e Beshiktashit ndaj Gaziantepit. Ndeshja e së hënës mbrëma i takoi xhiros së dhjetë të Superligës së Turqisë. Beshiktashi fitoi 2:0. Për 1:0 realizoi Salih Ucan në minutën e 63-të. Ndërkohë Rashica në minutën e 75-të asistoi për Cenk Tosun që shënoi golin e dytë.

Rashica krosoi nga krahu i djathtë. Për kosovarin ishte asistimi i parë për Beshiktashin. Ka edhe dy gola në tetë paraqitje kampionale. Rashica e kompletoi ndeshjen.

Beshiktashi është i katërti me 19 pikë.

Artikuj të ngjashëm