Ulpiana vazhdon të përforcohet për stinorin pranveror.
Skuadra nga Lipjan që garon në Superligën e Kosovës në futboll, të hënën ka prezantuar futbollistin, Qlirim Avdulli, i cili edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Ulpianës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka firmosur për gjashtë muaj me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Në stinorin vjeshtor, Avdulli ishte te Drenica, kurse më herët ka luajtur edhe tek Arbëria.
Në javën e kaluar, Ulpiana ka prezantuar edhe mbrojtësin kroat Domagoj Franic, mesfushorin argjentinas Gonzalo Ivan Zarate Fagiuoli dhe portierin Andi Thaqin.