Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Avdulli largohet nga Llapi pas një muaji

Mbrojtësi Qlirim Avdulli është larguar nga skuadra e Llapit pa nisur sezoni 2021/22.

Më 12 korrik, Avdulli u prezantua te Llapi pasi kishte firmosur kontratë trivjeçare, por të enjten ekipi nga Podujeva ka njoftuar për largimin e futbollistit 22-vjeçar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njoftimin e Llapit, thuhet se bashkëpunimi është ndërprerë me Avdullin, i cili nuk ishte i kënaqur me hapësirën e ofruar.

“K.F. Llapi përmes kësaj shkrese njofton opinionin futbolldashës se ka mbyllur para kohe bashkëpunimin me futbollistin Qlirim Avdulli. Mbrojtësi i krahut të majtë nuk ishte i kënaqur me hapësirën e ofruar tek ne dhe klubi nuk i garanton minutazhë asnjë futbollisti andaj nuk e ka penguar që të shkoj diku tjetër. Bashkëpunimi është mbyllur me marrëveshje ndërmjet dy palëve, klubit dhe futbollistit”, thuhet në njoftim.

Avdulli sezonin e shkuar ishte pjesë e Arbërisë, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Ulpiana e Hajvalia.