Qendërmbrojtësi Muhamed Useini nuk do të jetë më futbollist i skuadrës së Llapit.
Kështu ka njoftuar skuadra llapjane të shtunën gjatë ditës në faqen zyrtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLlapi ka shkruar se largimi i tij është bërë i mundur me marrëveshje të dyanshme.
Ai largohet nga Llapi pas një viti e gjysmë.
“Gjatë kësaj periudhe, Useini u dëshmua si sportist i jashtëzakonshëm, duke dhënë kontribut të çmuar për klubin, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Ai u veçua për sjelljen korrekte, përkushtimin maksimal dhe profesionalizmin e lartë, duke qenë gjithmonë në shërbim të ekipit dhe objektivave të ekipit”, ka shkruar Llapi.
Nga Llapi në këtë afat kalimtar dimëror janë larguar edhe disa futbollistë të tjerë.