Christian Pulishiq është kthyer në stërvitje me shokët tjerë te skuadra e Chelseat.
Chelsea në vikend do të luajë në shtëpi te Newcastle, skuadër ende pa fitore në Premier League.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo23-vjeçari Pulishiq nuk ka luajtur me Chelsean që prej 14 gushtit kur shënoi në fitoren 3:0 të Chelseat kundër Crystal Palacet, në ndeshjen e parë të ligës në edicionin e ri.
Amerikani e lëndoi rëndë nyjën e këmbës në muajin shtator gjatë detyrës me shtetin e tij.
Është lëndimi i gjashtë i rëndë i pësuar nga ai në dy vjet, prejse iu bashkua “bluve të Londrës”.
Lajmin për rikthimin e tij e ka bërë të ditur skuadra e Chelseat që ka publikuar një fotografi të tij, N’Golo Kantes, Andreas Christensenit dhe Cesar Azpilicuetas.
Lideri i Premier Leagues luan në “St. James’ Park” të shtunën nga ora 16:00.