Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pulishiq nuk largohet nga Chelsea

Christian Pulishiq nuk do të largohet nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar.

“Daily Mail” ka bërë të ditur të hënën se është vetë mesfushori që është pajtuar të mbetet pjesë e skuadrës londineze edhe për edicionin e ri.

Pulishiq beson se mund të luajë rol të rëndësishëm dhe dëshiron t’i tregojë vlerat e tij tek ekipi anglez.

23-vjeçari edicionin e shkuar nuk kishte hapësira të mjaftueshme në formacionin bazë të trajnerit Thomas Tuchel, duke bërë që të raportohet për një largim të mundshëm.

Por është vetë lojtari që dëshiron të mbetet pjesë e skuadrës londineze dhe të luftojë për pozitë në ekip.