Christian Pulishiq nuk do të largohet nga skuadra e Chelseat gjatë këtij afati kalimtar, ka raportuar “The Sun” të hënën. Bëhet e ditur se klubi londinez ka refuzuar të gjitha ofertat për Pulishiqin, pasi trajneri Thomas Tuchel llogarit në shërbimet e tij këtë sezon.
23-vjeçari ishte i gatshëm të largohet nga Chelsea këtë verë dhe interesim për shërbimet e tij shfaqën Manchester Unitedi, Juventusi e Milani. Megjithatë, ai nuk do të largohet nga “Stamford Bridge” pasi i është premtuar se do të ketë një rol të rëndësishëm në ekip për këtë sezon.
Pulishiqi deri më tani ka tri paraqitje në Premier League për Chelsean, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.
Artikuj të ngjashëm