Trajneri i Chelseat, Graham Potter, ka konfirmuar se Christian Pulishiq do të jetë jashtë fushës për disa muaj.
Për një kohë të gjatë nuk pritet të jetë i gatshëm për lojë as ylli tjetër i skuadrës, Raheem Sterling.
Pulishiqi luajti vetëm 22 minuta në disfatën 1:0 nga Manchester City në Premier League, pasi u lëndua në gju.
Goditje pas një minute lojë ka marrë edhe Raheem Sterling.
Kjo dyshe u bashkohet të lënduarve të tjerë, Wesley Fofanas, Reece Jamesit dhe sulmuesit shqiptar, Armando Brojës.