Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Delap i mungon Chelseat deri në fund të vitit

Liam Delap

Sulmuesi i Chelseat, Liam Delap, do të jetë jashtë fushës deri në muajin dhjetor, pas lëndimit muskulor të pësuar në duelin kundër Fulhamit para ndeshjeve të përfaqësueseve në këtë muaj. 

Delap ishte zëvendësuar pas vetëm 14 minutash në fitoren 2:0 ndaj Fulhamit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajneri Enzo Maresca beson se ai do të mungojë prej 10 deri në 12 javë. 

22-vjeçari iu bashkua “bluve” nga Ipsëichi për afro 40 milionë euro në muajin qershor dhe ka luajtur në të tria ndeshjet e këtij edicioni. 

Chelsea e ktheu sulmuesin Marc Guiu nga huazimi te Sunderlandi, në ditën kur Delap u lëndua. 

Joao Pedro po ashtu i është bashkuar klubit londinez nga Brightoni dhe pritet të jetë opsioni i preferuar i Marescas. 

“Për ne, numri nëntë i vetëm në skuadër është Marc Guiu, dhe Joao Pedro mund të luajë aty. Kundër Fulhamit e përdorën Tyrique Georgen”, tha Maresca. 

Në nëntë ndeshjet e këtij edicioni, Delap e ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjeër. Që të dyja i pati në Botërorin e klubeve.