Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

A është Joao Pedro gati të thyejë “mallkimin” e numrit 9 te Chelsea?

Joao Pedro

Joao Pedros i janë dashur vetëm 31 sekonda për të bërë të qartë se si po e përballon të ashtuquajturin mallkim të fanellës me numrin 9 te Chelsea.

Braziliani e ngriti topin mbi portierin e Fulhamit, Bernd Leno, për të hapur rrugën drejt fitores 3:2, në ndeshjen e parë me Xabi Alonson si trajner i Chelseat.

Ishte një fundjavë e paharrueshme për Joao Pedron. Ai mori fanellën e lakmuar me numrin nëntë dhe një kontratë me kushte të përmirësuara, e vlefshme deri në vitin 2034.

Mund të duket banale, por një grup i konsiderueshëm i tifozëve të Chelseat besojnë në të ashtuquajturin mallkim, shkruan BBC të mërkurën.

Që kur sulmuesi holandezs Jimmy Floyd Hasselbaink u largua nga Chelsea në vitin 2004, londinezët nuk kanë pasur sulmues efikas me fanellën me numrin e veçantë – 9.

Edhe A do të përfundojë Zhegrova te Fiorentina? Futboll A do të përfundojë Zhegrova te Fiorentina?

Didier Drogba mbajti fanellën me numër 11, kurse Diego Costa me numrin 19. Sulmues të profilit të lartë, përfshirë Romelu Lukakun, Alvaro Moratan, Gonzalo Higuaninin, Radamel Falcaon dhe Pierre-Emeric Aubameyangun kanë vuajtur ndërsa kanë luajtur për Chelsean me numrin 9 në shpinë.

Të gjithë kaluan periudha të vështira dhe relativisht të shkurtra në klub, shkruan tutje BBC.

Liam Delap e mbajti numrin 9 para Joao Pedros. Ai e shënoi vetëm një gol edicionin e kaluar. Edhe lojtarë që nuk ishin sulmues, si mesfushori Steve Sidwell dhe mbrojtësi Khalid Boulahrouz e mbajtën fanellën me numër nëntë. Disa tifozë vlerësojnë se Tammy Abraham luajti mirë me numrin nëntë, para transferimit te Roma.

“Nuk besoj në këtë. Nuk mendoj se numrat mund ta vendosin këtë presion”, tha Joao Pedro kur u pyet për “mallkimin”, pas ndeshjes me Fulhamin.

24-vjeçari në edicionin e kaluar i kishte 20 gola në të gjitha garat, aq sa e kishte edhe numrin në fanellë. U bë sulmuesi i parë i Chelseat që e arriti këtë shifër që nga Diego Costa, nëntë vjet më parë.

Te Chelsea janë të kënaqur me lojtarin që e transferuan për 55 milionë funte një vit më parë nga Brightoni. Njerëzit rreth brazilianit janë të bindur se ai ka aftësinë për të përballuar presionin. Ai është rritur nga nëna dhe gjyshja. Babain e kishte kohë të gjatë në burg.

Edhe Nga zëvendësimi pas 17 minutash te hero i fitores, Kinsky shpëton Tottenhamin në fund Futboll Nga zëvendësimi pas 17 minutash te hero i fitores, Kinsky shpëton Tottenhamin në fund

“Joao kishte një ëndërr. E kam ndarë atë ëndërr me djalin tim. Ëndrra nuk kishte çmim”, ka thënë nëna e yllit të Chelseat, Flavia Junqueira.

Joao Pedro e kishte rrugën të vështirë, por duket se është gati për ta udhëhequr Chelsean drejt sukseseve.