Futboll

Konfirmohet mungesa e Palmerit edhe për gjashtë javë

Cole Palmer

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka dhënë lajme jo të mira të premten. Ai ka njoftuar se Cole Palmer do të jetë jashtë fushës edhe për gjashtë javë.

Tekniku italian po ashtu ka njoftuar se në dyshim për të luajtur ndaj Nottingham Forestit janë edhe Moises Caicedo, Pedro Neto dhe Enzo Fernandez. 

“Për ta zëvendësuar Colen është e vështirë. Cole është lojtar shumë i rëndësishëm për ne, njëri prej më të mirëve në ligë. Kështu që është gjithmonë e vështirë që ai të zëvendësohet”, ka deklaruar Maresca të premten në konferencën për shtyp. 

Mesfushori me tipare sulmuese, 23-vjeçari Palmer, i ka luajtur vetëm 10 ndeshje në edicionin aktual, përfshirë ato të Kupës së Botës për Klube në SHBA. Ka realizuar pesë gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Ai vuan nga një lëndim muskulor.