Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pulishiqi kërkon të luajë më shumë te Chelsea

Pulishiqi kërkon të luajë më shumë te Chelsea

Christian Pulishiqi ka pranuar se dëshiron të ketë minutazhë më të madhe te Chelsea.

Mesfushori amerikan shpreson që në sezonin e ri të ketë më shumë hapësira në formacionin bazë te klubi anglez. “Për momentin, pa dyshim që jam i fokusuar vetëm në atë që po bëj këtu. Sigurisht, dua të marr më shumë minuta për të luajtur. Dua të jem në fushë sa më shumë që të mundem dhe të jem në formë.

Mendoj se kam bërë ende shumë ndeshje, por është gjithmonë diçka për të cilën jam duke punuar dhe duke u përpjekur të jem i rregullt në nivel klubesh”, deklaroi Pulishiq.

Mesfushori ka luajtur në vetëm 22 ndeshje në Premier League edicionin që lamë pas duke shënuar gjashtë gola.