Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico synon Pulishiqin

Atletico Madridi raportohet se është i interesuar për ta transferuar Christian Pulishiqin, raporton “Daily Mail” të martën. Sulmuesi 24-vjeçar me Chelsean ka kontratë deri në verën e vitit 2024.

Ai nuk pritet ta vazhdojë bashkëpunimin me klubin nga Londra. Interesim për reprezentuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shprehur edhe Galatasaray, Borussia Dortmundi dhe Manchester Unitedi.

Pulishiq me Chelsean në 21 ndeshje në të gjitha garat e sezonit aktual, ka shënuar një gol dhe ka kontribuuar me dy asistime.

Artikuj të ngjashëm