Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelseat i kthehen Kante e Pulishiq

N’Golo Kantge dhe Chrisitan Pulishiq i janë kthyer Chelseat nga lëndimet.

Dy futbollistët të hënën kanë stërvitur bashkë me pjesën tjetër të ekipit anglez.

Të dy futbollistët i munguan Chelseat për një kohë të gjatë, ndërsa janë kthyer në momentet e duhura, pasi Chelsea nuk po kalon momente të mira në Premier League.

Kante ka munguar në të gjitha ndeshjet e edicionit aktual, kurse Pulishiq ishte jashtë fushës për dy muaj. Megjithatë asnjëri prej tyre nuk është i gatshëm aktualisht të paraqitet në ndeshje. Për t’u kthyer plotësisht u duhet ende kohë.