Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kante afër rikthimit, mesfushori luajti në miqësore

N’Golo Kante është afër rikthimit të plotë nga lëndimi pasi luajti në një miqësore me dyer të mbyllura për Chelsean të premten.

“The Athletic” ka raportuar se Kante ka luajtur për një orë në miqësoren që Chelsea e fitoi 3:0 kundër Charltonit.

31-vjeçari nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje për Chelsean që prej gushtit të vitit të kaluar.

Ai vuante nga një lëndim muskulor që e mori në barazimin 2:2 me Tottenhamin në “Stamford Bridge” më 14 gusht.

Ndeshja e radhës për Chelsean do të jetë në Premier League më 1 prill kundër Aston Villas.