Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kante i gatshëm për Real Madridin

Skuadra e Chelseat ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes së parë me Real Madridin në kuadër të Ligës së Kampionëve. Mesfushori N’Golo Kante do të jetë i gatshëm për këtë duel, duke bërë që trajneri Graham Potter të llogarisë në shërbimet e tij.

Francezi tashmë është rikuperuar nga lëndimi që e ka mbajtur jashtë fushës për pjesën më të madhe të sezonit. Kante deri më tani ka vetëm dy paraqitje këtë sezon për Chelsean, ndërsa ende nuk ka luajtur në Champions.

Chelsea do të përballet me Real Madridin në çerekfinale të kësaj gare, me ndeshjen e parë që luhet në Spanjë më 12 prill.

Artikuj të ngjashëm