Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kante kthehet nga lëndimi

N’golo Kante është kthyer nga lëndimi që e la jashtë fushës për gjashtë ndeshjet e fundit. Francezi nuk ka luajtur për Chelsean që nga ndeshja kundër Tottenhamit në gusht. Te Chelsea presin që Kante t’i bashkohet menjëherë grupit të lojtarëve të klubit nga Londra.

Chelsea e drejtuar nga Graham Potter do të përballet me nëntë ndeshje në muajin tetor dhe Kante shihet si lojtar i nevojshëm.

31-vjeçari ka luajtur dy ndeshje këtë edicion në Premier Leaguen e Anglisë. Ai me klubin anglez ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.