N’Golo Kante është një prej gjashtë lojtarëve që nuk është i gatshëm për trajnerin e Chelseat, Graham Potter, derisa skuadra po përgatitet për të luajtur kundër Bournemouthit të martën.
Francezi pësoi zgjatje të muskulit në ndeshjen kundër Tottenhamit në muajin gusht, ndërsa Potter e kishte konfirmuar se ai mund të mos jetë i gatshëm për lojë deri në fillim të muajit mars.
Te Chelsea të lënduar janë edhe Ruben Loftus-Cheek, Wesley Fofana dhe Ben Chilwell. Mateo Kovaçiq dhe Hakim Ziyech ishin me detyra te Kroacia dhe Maroku.
“N’Golo Kante dhe Edouard Mendy kanë bërë disa stërvitje, por nuk do të mund të luajnë deri në fund të shkurtit apo fillim të marsit”, është shprehur Potter.
Artikuj të ngjashëm