Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kante mungon katër javë

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka thënë se “lojtari kyç” i skuadrës, N’Golo Kante, do të mungojë të paktën katër javë për shkak të zgjatjes së muskulit.

31-vjeçari francez që luan në mesfushë u lëndua në barazimin 2:2 të Chelseat me Tottenhamin, ndërsa mungoi në disfatën 3:0 nga Leedsi në vikendin e kaluar.

“Nëse lojtari kryesor është jashtë, është situatë jo e mirë, por duhet të përballesh me atë fakt. Ka ndikim të madh te skuadra sepse është e vështirë që ai të zëvendësohet. Kante është i veçantë”, ka thënë të premten në mbrëmje trajneri Tuchel në konferencën për shtyp, para takimit me Leicesterin. Chelsea – Leicester zhvillohet sot nga ora 16:00.