Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kante humb botërorin, mungon katër muaj

N’Golo Kante nuk do të mund të paraqitet për Francën në Botërorin e Katarit që nis në nëntor dhe përfundon në dhjetor të këtij viti.

Klubi tij Chelsea të martën mbrëma njoftoi se Kante i është nënshtruar një operimi në kofshë dhe do t’i mungoj për katër muajt e ardhshëm.

“Pas një operacioni të suksesshëm, N’Golo tani pritet të mungojë për katër muaj”, njofton klubit londinez. 31-vjeçari me Chelsean në Premier League këtë edicion ka luajtur vetëm dy ndeshje.