Pronarët e Paris Saint-Germainit po e shikojnë mundësinë e uljes së pagave të lojtarëve për 30% në fund të afatit të ardhshëm kalimtar.
Nëse ndodh një gjë e tillë, njëri prej Lionel Messit, Neymarit apo Kylian Mbappes mund të largohet nga kryeqyteti francez, ka raportuar të dielën “The Times”.
Kontrata aktuale e Messit me klubin nga “Parku i Princave” skadon në fund të kampanjës aktuale.
Barcelona është e interesuar për shërbimet e fituesit të Botërorit, bashkë me Inter Miamin e ligës MLS.
Ndërkohë, Neymari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2025, me opsionin e vazhdimit edhe për dy vjet të tjerë.
Mbappe vitin tjetër do të jetë lojtar i lirë.