Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja përballet me telashet financiare dhe Neymarin

Paris Saint-Germaini e bindi sulmuesin francez Kylian Mbappe të qëndronte dhe ai shihet si njeriu kryesor në projektin e parisienëve.

Edhe pse skuadër shumë e pasur, PSG-ja duhet të bëjë ndryshime patjetër në skuadër.

La Liga u ankua në UEFA për shpenzimet që ky ekip i ka bërë, ndërsa u raportua se PSG-ja pati humbje prej 224 milionë eurove.

Parisi tani po mendon për largimin e Neymarit, i cili pritet të përfitojë rreth 50 milionë euro në sezonin e ri.

Megjithatë, braziliani nuk e ka ndërmend largimin. Ai ka kontratë deri në vitin 2025 dhe pak klube kanë mundësinë që ta përballojnë pagën të cilën ai e merr në Francë.

30-vjeçari me PSG-në shënoi 13 gola dhe pati 8 asistime në 28 paraqitje në të gjitha garat në sezonin që shkoi.