Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja ofron 60 mln për Barellan

Nicolo Barella

Paris Saint-Germaini po tenton të bëjë një goditje të madhe në ditët e fundit të afatit kalimtar.

“L’Equipe” shkruan të hënën se Parisi i ka bërë ofertë zyrtare Interit për mesfushorin Nicolo Barella.

Mësohet se për transferimin e italianit, skuadra franceze ka ofruar 60 milionë euro.

Te Parisi po e shohin Barellan si zëvendësim ideal për Marco Verrattin, i cili pritet të largohet nga ekipi gjatë këtyre ditëve.

Tek Interi janë të gatshëm ta lirojnë Barellan, por për kartonin e tij po kërkojnë të paktën 80 milionë euro.

26-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2026, ndërsa është pjesë e ekipit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Cagliari.